Lajme

Ekonomia e SHBA-ve mund të mos rikthehet më në “normalitet”


Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka bërë një rrugë të gjatë që nga rënia shkatërruese e vitit të kaluar, por një kthim në “normalitet” mund të mos jetë i mundur.

Indeksi i Kthimit në Normalitet i krijuar nga agjencia e lajmeve “CNN” dhe kompania e shërbimeve financiare “Moody’s Analytics”, qëndron në 93% që nga 18 qershori, një lartësi e re e epokës së pandemisë.

Indeksi përbëhet nga 37 tregues kombëtar dhe shtatë të nivelit shtetëror, të cilët ndjekin metrikat si kredia konsumatorë, papunësia, njoftimet për punë, udhëtimet ajrore të brendshme dhe zënia e hoteleve.

Numrat e fundit tregojnë se Amerika është më afër “normalitetit”, por vija e finishit do të jetë e vështirë të arrihet. Edhe pse shtete të ndryshme i kanë hequr kufizimet e epokës pandemike, jeta si dikur nuk ka rifilluar plotësisht.

Në fakt, pandemia mund të ketë ndryshuar disa nga bazat e ekonomisë, që do të thotë se ajo kurrë nuk do të kthehet në gjendjen “normale”.

Për shembull, shumë njerëz janë ende duke punuar nga shtëpia dhe mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë për një kohë të pacaktuar. Ndërsa disa kompani po urdhërojnë stafin e tyre që të kthehen në zyrë, të tjerët janë duke u përshtatur me një normale të re të punës dhe një fuqi punëtore më të larmishme gjeografikisht.

Udhëtimi është një tjetër komponent i Indeksit të Kthimit në Normalitet që mund të ndryshohet përgjithmonë. Ndërsa normat e vaksinimit po rriten në të gjithë SHBA-në dhe vendet në të gjithë botën po hapen përsëri për turistët, udhëtimet e biznesit mund të mos rifillojnë në të njëjtën mënyrë.

Kjo, sepse pas më shumë se një vit me takime virtuale, kompanitë mund të jenë më pak të prirura për të fluturuar stafin nëpër botë. Moody’s Analytics nuk beson se udhëtimet e biznesit do të kthehen në nivelin e tyre para-pandemisë, gjë që do të ndikojë gjithashtu në udhëtimet me aeroplan dhe kërkesën për naftë.

“Ne jemi duke ndjekur kthimin në diçka që mund të mos kthehemi”, tha Matt Colyar, ekonomist i Moody’s Analytics.

Pretendimet për përfitime të papunësisë janë ende rreth dyfishi i asaj që konsiderohej normale para Covid-it.

Shtetet që u goditën më shumë nga pandemia, të tilla si Neë York-u, kanë akoma shumë më shumë punë ​​për t’u përmirësuar në krahasim me pjesët e tjera të vendit.

Kjo nuk do të thotë që ekonomia amerikane nuk do të rimarrë madhësinë dhe forcën e saj para-pandemike. Në fakt, shpejtësia e kërcimit është pa precedent modern. Por ne po shkojmë drejt një lloji të ri të “normalitetit”.

Që Indeksi i Kthimit në Normalitet të arrijë 100%, disa përbërës do të duhet të mbulojnë më shumë terren ndërsa të tjerët vonojnë.

Vështrimi i investitorëve është se karakteristikat e kësaj ekonomie të re kanë implikime të mëdha për to. Duke përcaktuar zonat e rritjes dhe identifikuar kompanitë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë.

Kina si pjesë kryesore e zinxhirit të tregtisë

Tregtia globale është akoma një rrëmujë.

Një valë e re e coronavirus-it në Kinën jugore ka bllokuar portet kritike për tregtinë globale, duke shkaktuar një grumbullim të anijeve që mund të duhen muaj për t’u sistemuar. Kjo mund të çojë në mungesa të blerjeve gjatë sezonit të fundvitit.

Kaosi filloi të shpalosej muajin e kaluar kur autoritetet në provincën jugore kineze të Guangdong-ut anuluan fluturimet, bllokuan komunitetet dhe pezulluan tregtinë përgjatë vijës së saj bregdetare për të parandaluar një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19.

Shkalla e infeksioneve është përmirësuar që nga ajo kohë, dhe shumë operacione kanë rifilluar. Por dëmi është bërë.

Për shembull, Yantian, një port rreth 50 milje në veri të Hong Kongut, merret me mallra që duhet të mbushin 36 mijë kontejnerë 20 metrash, çdo ditë. Ai, në fund të muajit të kaluar, u mbyll për gati një javë. Kjo, pasi raste me Covid u gjetën edhe në mesin e punëtorëve të dokut.

Edhe pse porti është rihapur, ai është ende duke funksionuar nën kapacitet. Kështu ka krijuar një grumbull të madh kontejnerësh që presin të largohen dhe anije që presin të ankorohen.

Prapambetja e Yantian “po shkakton prishje të një zinxhiri furnizimi global “, tha Peter Sand, shefi i analistëve të anijeve për shoqatën e pronarëve të anijeve, Bimco.

“Njerëzit mund të mos i gjejnë të gjitha ato që kërkojnë kur të bëjnë blerje për dhuratat e Krishtlindjeve”, shtoi ai.

Nuk mund të mohohet që investitorët të kuptojnë vërtet ekonominë globale, duhet t’i kushtojnë vëmendje Kinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore