Përballje

Ekipi i Zenelit ndal PSG-në


Paris Saint-Germain ka barazuar me rezultat 1:1 në shtëpi ndaj skuadrës së Reims, në ndeshjen e javës së 20-të në Ligue 1.

Pjesa e parë në përgjithësi ishte e dobët nga ana e lojtarëve të PSG-së, madje kundërshtarët ishin ata që tentonin më shumë të kalonin në epërsi.

Në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 51-të, parisienët arritën ta zhbllokojnë rezultatin, kur Neymar shënoi pas asistimit të Juan Bernat.

Por, tetë minuta më vonë, gjërat u ndërlikuan për kryeqytetasit, të cilët mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Marco Verratti-it, i cili kishte hyrë në lojë në pjesën e dytë.

Në vazhdim, Reims ishte skuadër më e rrezikshme, derisa minuta pati edhe për futbollistin e Kosovës, Arbër Zenelin, i cili hyri në lojë në minutën e 75-të, madje edhe pati paraqitje shumë të mirë.

Dhe, krejt në fund kur pritej të përfundonte ndeshja, mysafirët befasuan duke barazuar me anë të sulmuesit të tyre, Folarin Balogun.

Me këtë barazim, PSG tani ka 48 pikë në vendin e parë, tre më shumë se Lens që mban vendin e dytë, ndërsa Reims pozicionohet e 12-ta me 26 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore