Lajme

Ekipi i IAEA-s mbërrin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s


Një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) kanë mbërritur drejt termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Kjo, për të inspektuar për dëme pas granatimeve aty pranë, që ngjallën frikën për një katastrofë rrezatimi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Forcat ruse pushtuan centralin menjëherë pasi nisën pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt dhe janë pranë vijës së frontit.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për gjuajtje me predha që kanë rrezikuar centralin.

Një dëshmitar i “Reuters” tha se ekipi i IAEA-s u nis nga Kievi me një kolonë automjetesh.

Misioni drejtohet nga shefi i IAEA-s Rafael Grossi dhe vjen pas negociatave të gjera.

Nuk është ende e qartë se kur do të mbërrijë në Zaporozhzhia, ekipi i IAEA-s dhe kur do të kryejë inspektimin e tij.

Të dyja palët në luftë kanë raportuar ditët e fundit për bombardime të rregullta në afërsi.

“The New York Times” raportoi më herët se Grossi do jetë anëtar i ekipit që merrte pjesë në misionin e ekspertëve.

“The Times” thotë se e ka parë Grossin në një listë emrash, e cila përfshinte gjithashtu “13 ekspertë të tjerë nga vende kryesisht neutrale”.

Sipas NYT-së, ekipi përfshin përfaqësues të Lituanisë, Polonisë, Serbisë, Francës, Italisë, Kinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Jordanisë dhe Meksikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore