Sport

Ekipet e Premier League në “luftë” për Isak-un


Gara për sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak po nxehet, me Manchester United dhe Chelsea që monitorojnë situatën e tij.

United e sheh Isak si një zëvendësues të mundshëm për Cristiano Ronaldon pasi kanë dalur thashetheme për yllin portugez që potencialisht dëshiron të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.

Megjithatë, siç zbuloi Arsenali muajin e kaluar, Sociedad është i gatshëm të dëgjojë vetëm oferta afër klauzolës së lirimit prej 90 milionë eurosh të Isak.

Chelsea është gjithashtu e interesuar për nënshkrimin e suedezit, me skuadrën e Thomas Tuchel të gatshëm për transferimin e tij nëse Romelu Lukaku nuk arrin të gjejë formën para fundit të sezonit.

Ndërsa sugjerohet se Topçinjtë do të duhet të kualifikohen në Champions League. nëse do ta bindin Isak-un të transferohet në veri të Londrës.

22-vjeçari ishte i lidhur me një largim gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tërhoqi vëmendjen kur vizitoi Londrën në fund të muajit, por pretendoi se ishte i fokusuar te Sociedad-i kur u pyet për të ardhmen e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore