Sport

Eintracht rikthehet te lavdia evropiane pas 42 vitesh (VIDEO)


Skuadra e Eintracht Frankfurt ka arritur të triumfojë në finalen e UEFA Europa League 2022.

Ata fituan me rezultatin 5-4 pas ekzekutimit të 11 metërshave. Koha e rregullt dhe shtesa e 30 minutave kishte përfunduar në barazim 1-1.

Kjo ishte finalja e nëntë e Kupës UEFA/UEFA Europa League që shkonte me kohë shtesë, që kur ajo u ndryshua në një ndeshje të vetme në vitin 1998. Pesë prej tyre, duke përshirë edhe të sotmen kanë përfunduar me penallti.

Skocezët kaluan të parët në avantazh me anë të nigerianit, Joe Aribo. Sulmuesi realizoi në minutën e 57 i ndihmuar dhe nga një pasiguri në prapavijën e gjermanëve.

Në të 69 minutë, skuadra gjermane do të gjente golin e barazimit. Kolumbiani, Rafael Santos Borre, ishte autori i golit.

Minutat e mbetura të kohës së rregullt nuk prodhuan ndryshim të rezultatit dhe u desh koha shtesë e 30 minutave dhe me pas penalltite.

Për skuadrën gjermane do të realiznon penalltinë Christopher Lenz, Ajdin Hrustic, Daichi Kamada, Filip Kostic dhe Rafael Borre.

Për skuadrën skoceze do të shënonin James Tavernier, Steven Davis, Scott Arfield dhe Kemar Roofe. Aarom Ramsey do të humbiste 11 metërshin.

Frankfurt bëhet skuadra e parë gjermane që ngre trofeun që nga Schalke në vitin 1997.

Ndërsa hera e fundit që ata kishin triumfuar në këtë kompeticion, që njëkohësisht ishte dhe hera e parë, ishte në vitin 1980. Atë kohë mundën skuadrën tjetër gjermane të Borussia Monchengladbach (1-0).

Rangers humbet kështu finalen e dytë radhazi në Europa League. Të parën e humbi në vitin 2008 përballë rusëve të Zenit-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore