Pas mermerëve të Partenonit, i takon gurit të Rozetës. Më shumë se 100 mijë egjiptianë kanë nënshkruar një peticion për t’i kërkuar Muzeut Britanik të kthejë në Egjipt gjetjen e famshme, e cila bëri të mundur deshifrimin e shkrimit hieroglifik të egjiptianëve të lashtë 200 vjet më parë.
Nisma, siç raporton britanikja “Times”, është nisur nga ish-ministri për Antikitetet e Kajros, arkeologu i njohur Zahi Haëass: “Është koha që identiteti egjiptian të kthehet në atdhe. Ne nuk po i kërkojmë Muzeut Britanik të kthejë 100 mijë pjesët egjiptiane që ata zotërojnë, ne po kërkojmë vetëm që ata të kthejnë një objekt të vetëm”, tha ish minsitri.
Pse është kaq e rëndësishme
Por për Britaninë kjo nuk është një kërkesë e vogël. Guri i Rozetës është ndoshta gjetja më e famshme e mbajtur në muzeun e Londrës që tërheq më së shumti vizitorë.
Kërkesa për kthimin e gurit të Rozetës i bashkohet mosmarrëveshjes që autoritetet britanike kanë tashmë me Greqinë në lidhje me mermerët e Partenonit, të marra nga tempulli i Akropolit të Athinës nga Lord Elgin në fillim të shekullit të XIX.
Guri Rosetta u zbulua në 1799 nga ushtarët e ushtrisë Napoleonike që kishin pushtuar Egjiptin në qytetin Rashid, Rozeta për francezët. Por pasi mposhtën Napoleonin, britanikët e sollën atë në Londër në 1801 dhe që nga viti pasardhës ai gur është ekspozuar gjithmonë në Muzeun Britanik.
“Francezët e gjetën dhe ua dhanë britanikëve padrejtësisht”, thotë Haëass për “Times”. “Kjo është vjedhje franceze dhe angleze”.
Guri, i cili daton në shekullin II para Krishtit, ia detyron famën faktit se përmban një mbishkrim në tre versione: hieroglif, demotik (një lloj shkrimi egjiptian i thjeshtuar) dhe greqishten e vjetër.
Falë këtij lloji të versionit ante litteram të atij që sot është Google Translator, arkeologu francez Jean-François Champollion, duke krahasuar tekstet, arriti të deshifrojë gjuhën e egjiptianëve të lashtë, e cila kishte mbetur mister për mijëvjeçarë. Zbulim ky që hapi rrugën për të kuptuar qytetërimin e ndërtuesve të piramidave.
Guri është një nga mbi njëqind mijë artefaktet egjiptiane në Muzeun Britanik dhe të cilat janë marrë kryesisht gjatë sundimit kolonial britanik mbi Egjiptin, i cili zgjati nga 1882 deri në 1956.
Peticioni
Nëse peticioni i Haëass do të jetë i suksesshëm, ai shpreson të ekspozojë Gurin e Rozetës në Muzeun e ri të Madh Egjiptian që hapet vitin e ardhshëm në Giza, pranë Sfinksit dhe piramidave, dhe i cili do të jetë muzeu më i madh në botë kushtuar historisë dhe kulturës së popullit të faraonëve.
Busti i Nefertitit
Haëass gjithashtu bëri të ditur se ai synon të nisë një peticion të ngjashëm për t’i kërkuar Muzeut Neus në Berlin që të kthejë bustin e Nefertitit. “Unë nuk jam kundër ekspozimit të antikiteteve egjiptiane jashtë vendit” tha ai. “Unë jam kundër metodës koloniale që ende përdorin muzetë evropianë dhe amerikanë, që është blerja e antikave të vjedhura. Ne do të respektojmë Muzeun Britanik nëse ata e kthejnë Gurin. nëse nuk e bëjnë, historia do t’i dënojë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vullnetarët e ushtrisë ruse përbëjnë numrin më të madh të të vrarëve në fushën e betejës
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë
-
Sue Gray, gruaja më e fuqishme se Starmer: Ajo që drejton me të vërtetë Mbretërinë e Bashkuar
-
Shtatë rregulla për të jetuar më gjatë dhe më të shëndetshëm
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune