Egjipti faturon 900 milionё dollarё anijen Ever Given për bllokimin e Kanalit të Suezit

SHFLETO
Marinela Foti
14.04.2021 14:00
Loading Icons...

Autoritetet egjiptiane e sekuestruan anijen e mallrave Ever Given, e cila bllokoi Kanalin Suez për gati një javë muajin e kaluar, deri në vendosjen e një dëmshpërblimi për gjithë dëmin ekonomik të shkaktuar.

Sipas medias shtetërore Al Ahram, pagesa e kompensimit është 900 milionё dollarё.

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi pronarin japonez të anijes, Shoei Kisen Kaisha, të paguante shumën, si dëmshpërblim për humbjet financiare të shkaktuara.

Ever Given me flamurin panamez ndaloi trafikun detar nga tranzitimi përmes rrugës kryesore të tregtisë globale.

Fatura e majme përfshin gjithashtu tarifat e mirëmbajtjes dhe kostot e operacionit të shpëtimit, sipas Al Ahram.

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi punoi gjatë gjithë kohës për të zhvendosur anijen nga brigjet e kanalit.

Ndërkohë, anijet e shumta nga e gjithë bota, me karburant jetik dhe ngarkesë, e kishin të pamundur të hynin në kanal.

Ever Given u zhbllokua me sukses më 29 mars.

Shoei Kisen Kaisha (Sh.K.K.), pronari i anijes, tha se kompanitë e sigurimeve dhe avokatët po punonin për kërkesën e kompensimit, duke refuzuar të komentonte më tej.

UK Club, siguruesi i mbrojtjes dhe dëmshpërblimit për Ever Given, të martën u shpreh se ata i ishin përgjigjur një kërkese nga Autoriteti i Kanalit të Suezit për 916 milionë dollarë dhe vunë në dyshim bazën e tij.

“Pavarësisht nga madhësia e kërkesës, e cila ishte kryesisht e pambështetur, pronarët dhe siguruesit e tyre kanë negociuar në mirëbesim me Sh.K.K. Më 12 prill, një ofertë e konsideruar me kujdes dhe bujare iu bë SCA për të zgjidhur pretendimin e tyre”, thuhej në deklaratë.

Klubi britanik thotë se është siguruesi i Ever-it për disa detyrime të palëve të treta, duke përfshirë pretendimet e pengimit ose çështjet e infrastrukturës, por nuk është siguruesi për vetë anijen ose ngarkesën.

Deklarata e saj vazhdoi të shpjegojë pse Klubi i Mbretërisë së Bashkuar beson se madhësia e pretendimit nuk është e vlefshme.

“SHKK nuk ka dhënë detaje të hollësishme për këtë pretendim jashtëzakonisht të madh, i cili përfshin një kërkesë prej 300 milionё dollarësh amerikanë për ‘shpëtim shpërblimin’ dhe një pretendim prej 300 milionё dollarësh amerikan për ‘humbje të reputacionit’”.

Tokëzimi rezultoi pa ndotje dhe pa lëndime të raportuara. Anija u rivendos pas gjashtë ditësh dhe në Kanalin e Suezit rifilluan menjëherë operacionet tregtare.

“Pretendimi i paraqitur nga SCA gjithashtu nuk përfshin pretendimet e profesionistit shpëtimtar për shërbimet e tyre të shpëtimit, të cilat pronarë dhe nënshkruesit e tyre të trupit presin të marrin veçmas”, thuhej në deklaratën e Klubit të MB.

Ngarkesa e anijes është sekuestruar derisa të zgjidhet mosmarrëveshja, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit.

Më shumë se 400 anije u bllokuan për të kaluar nëpër korsinë thelbësore të transportit kur Ever Given u përplas më 23 mars. Rrethanat, që çuan në situatë, ende po hetohen veçmas nga autoritetet egjiptiane.