Lajme

Egjipti dhe Emiratet gati për forcat e sigurisë në Gaza


Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gati të marrin pjesë në një forcë sigurie të pasluftës në Gaza.

Tre burime të informuara për dosjen i thanë Times of Israel se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i informoi homologët e tij gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon.

Gjatë udhëtimit të tij në Katar, Egjipt, Izrael dhe Jordani, Blinken – sipas burimeve – i informoi bashkëbiseduesit e tij se SHBA ka bërë përparim në dosje duke marrë mbështetje nga Egjipti dhe Emiratet për krijimin – në kushte të caktuara – të një force që do të punonte në Gaza përkrah zyrtarëve lokalë palestinezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore