
EFL Cup do të luajë këtë të mërkurë sfidën e kthimit mes Tottenham-it dhe Chelsea-t. Ndeshja luhet për gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.
Në takimin e një jave më parë, ishin blutë që triumfuan me rezultatin 2-0. Kai Havertz-i dhe një autogol i Ben Davies-it i dhanë avantazhin të besuarve të Thomas Tuchel-it.
Sfida e kësaj të mërkure do të luhet në “Tottenham Hotspur Stadium”, duke filluar nga ora 20:45.
Formacionet e mundshme:
Tottenham: Lloris; Sanchez, Dier, Davies; Emerson, Skipp, Hojbjerg, Reguilon; Lo Celso, Moura; Kane.
Chelsea: Arrizabalaga; Sarr, Silva, Rudiger; Alonso, Kovacic, Niguez, Hudson-Odoi; Ziyech, Mount; Lukaku.
Për Antonio Conte-n do të mungojnë Cristian Romero dhe Heung-Min Son-i. Të dy të dëmtuar.
Për Tuchel-in mungesat janë më të shumta. Edouard Mendy është larguar për në Kupën e Kombeve në Afrikë. Trevoh Chalobah-u, Reece James-i dhe Ben Chilwell-i janë të dëmtuar. N’Golo Kante dhe Cesar Azpilicueta mbeten në mëdyshje.
Gjysmëfinalja tjetër e EFL Cup luhet mes Arsenal-it dhe Liverpool-it. Sfida e parë mes tyre u shty për shkak të rasteve me koronavirus te skuadra e Jurgen Klopp-it. Të enjten pritet të luhet sfida e parë dhe më 20 janar ndeshja e kthimit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?