Sport

EFL Cup/ Chelsea përballet me Tottenham-in në gjysmëfinalen e parë


Një ndeshje do të sjellë kjo e mërkurë në EFL Cup angleze. Chelsea do të përballet me Tottenham-in, duke filluar nga ora 20:45.

Sfida e kësaj dite do të luhet në “Stamford Bridge”. Ndërsa, ajo e kthmit luhet në krahun tjetër të Londrës, më 12 janar.

Në këtë fazë, skuadrat erdhën, përkatësisht, Chelsea pasi eleminoi (2-0) Brentford-in dhe Tottenham-i (1-0) West Ham-in.

Dy skuadrat u ndeshën për herë të fundit në EFL sezonin e kaluar. Në Raundin e Tretë ishte Tottenham-i që do të kalonte më tej.

Ndeshja ishte me një takim dhe Spurs u kualifikua pas fitores 5-4 me penallti (1-1 koha e rregullt).

Gjysmëfinalja tjetër e EFL Cup do të jetë mes Arsenal-it dhe Liverpool-it. Sfidë, e cila ishte programuar për t’u luajtur të enjten e 6 dhjetorit.

Për shkak të rasteve me coronavirus, federatra angleze ka vendosur që ajo të shtyhet për një moment të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore