
Gjendja epidemiologjike dhe bllokimi total për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që shumë biznese të mbyllen, rrjedhimisht shumë qytetarë të mbesin pa punë.
Mimoza Gashi nga Prishtina, edukatore me profesion, pas mbylljes së kopshteve për shkak të pandemisë, gjeti një mënyrë tjetër për të siguruar para për mirëqenien e fëmijëve të saj.
Në këtë periudhë ajo mësoi që është shtatzënë me fëmijën e sajë të tretë, kështu nevoja dhe kërkesa për punë ishin edhe më të madhe.
Nga një shoqe u mësua të rregullojë thonj dhe t’i dizajnojë po ashtu. Kështu, pas disa ditësh ajo e përvetësoi këtë punë të re, dhe filloi të rregullojë thonjtë për fqinjët e saj.
Pas lirimit të masave rigoroze, ajo bashkë me burrin krijuan një hapësirë të vogël, komod vetëm për dy persona, brenda dyqanit për veshje grash, ku pronar është bashkëshorti i saj.
Tani kur nuk ka shumë pengesa, Mimoza e ushtron profesionin e dizajnueses së thonjve pa vështirësi dhe ka krijuar një rreth jo të vogël klientësh.
Në të njëjtën kohë ajo shprehet optimiste që të pranohet në ndonjë nga institucionet edukative, për t’iu rikthyer profesionit të parë, pasi që tani ka aplikuar në disa kopshte private dhe publike.
Kjo video storie është prodhuar (xhiruar dhe edituar) me një celular/telefon mobil si pjesë e trajnimit të avancuar për gazetari me telefon (Mobile Journalism) të organizuar nga Thomson Media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Naomi Campbell: Po e vrisja veten nga varësia ndaj drogës në vitet e 90-ta
-
Ish të dashurat e Joe Jonas, Sophie Turner dhe Taylor Swift dalin bashkë për darkë
-
Djali i Kim Kardashian me gjest të pahijshëm ndaj paparacëve
-
Princi William takon në New York gjashtë mikesha që po festonin ditëlindjet e 60-ta
Lajmet kryesore
-
Shqipëria në histori, por jo për mediat në Shqipëri dhe Kosovë
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së