Përballje

Edi Reja publikon formacionin e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë


Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë mysafir i Polonisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Përzgjedhësi i kombëtares kuqezi, Edi Reja, ka publikuar formacionin startues për këtë ndeshje.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli.

Në krah do të luajnë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta, me Abrashin, Baren e Gjasulën në mesfushë dhe Manajn e Cikalleshin në majë të sulmit.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi që gjenden në vendin e tretë të Grupit I, me gjashtë pikë të grumbulluara, ku në dy ndeshjet e para mundën Andorrën dhe San Marinon.

Derisa para Shqipërisë gjenden Anglia në vendin e parë me nëntë pikë, kurse në vend të dytë është Hungaria me shtatë.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshje në “Elbasan Arena”. Më 5 shtator e pret Hungarinë dhe tre ditë më vonë edhe San Marinon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore