Shëndet

Edhe njerëzit e vaksinuar mund të përhapin Covid-19


Një paralajmërim i fundit vjen nga Mbretëria e Bashkuar, ku theksohet se edhe personat e vaksinuar kundër koronës mund të transmetojnë virusin.

Personeli mjekësor keshillon personat e vaksinuar të zbatojnë rregullat si më parë.

Prof Jonathan Van-Tam theksoi se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetim”.

Ai tha se vaksinat ofrojnë “shpresë” dhe shkalla e infeksionit duhet të ulet shpejt.

Të dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca kërkojnë përdorim në dy doza.

Prof Van-Tam tha se “asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë , 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar”.

Më shumë se 5.8 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, sipas panelit të qeverisë  së koronavirusit.

Nga e hëna do hapen vende të tjera ku mund të vaksinohen njerëzit ne MB.

Ato përfshijnë Black Country Living Museum të Dudley, Peaky Blinders, stadiumi Home Park i Plymouth Argyle FC dhe një dyqan i vjetër Ikea në Stratford, Londër.

32 vendet do t’i japin përparësi personelit  mjekësor dhe  pacientëve që janë infektuar.

Ministri i Skocisë, Nicola Sturgeon tha se më shumë se një e treta e moshës mbi 80 vjeç kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës.

Ndërkohë shefat e qeverisë dhe personeli mjekësor kane theksur se duhen ulur rastet sa më parë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore