Kosova

Edhe një gazetar nga Ukraina strehohet në Kosovë


Foto nga AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), nëpërmjet një shkrimi në platformën sociale Facebook ka njoftuar se Kosova ka strehuar gazetarin e ri ukrainas Kostyantyn Grygorenko së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko.

“Grygorenko, të dielën në mbrëmje, është mirëpritur në aeroportin e Prishtinës, nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Adem Sylejmani – Koordinator i terrenit, Leonita Morina – Asistente e projekteve, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja, që nga prilli 2022 potencohet se e zbaton programin “Journalists in Residence Kosovo që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë.

Ky program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga AGK-ja, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria dhe iniciativa Hannah Arendt.

Ekzekutivi e kishte marrë një vendim në vitin 2022 për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore