Sport

Edhe Bayern-i futet në garë për transferimin e sulmuesit të talentuar danez


Rasmus Hojlund është emri i sulmuesit danez që me paraqitjet e tij me Atalanta-n, po mahnitë shumë klube të mëdha evropiane.

Së fundmi, në garë për transferimin e 20-vjeçarit ka hyrë edhe gjigandi gjerman, Bayern Munich.

Sipas asaj që shkruan gazeta gjermane, “Bild”, trajneri i sapoemëruar i bavarezëve, Thomas Tuchel, e pëlqen shumë lojtarin dhe u ka thënë drejtuesve të klubit që t’i fillojnë bisedimet me të.

Megjithatë, Bayern nuk do ta ketë të lehtë për ta transferuar danezin, pasi që në garë për të flitet se janë edhe klube të mëdha si: Manchester United, Newcastle, Juventus e Napoli.

Kujtojmë që Hojlund ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 25 ndeshje në Serie A dhe në Kupën e Italisë.

Ndërsa me Kombëtaren A të Danimarkës debutoi më 22 shtator të vitit të kaluar, ku deri më tani numëron pesë gola në katër paraqitje.

Ai iu bashkua klubit italian në verën e këtij viti nga skuadra austriake, Sturm Graz, për 17.2 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore