Shëndet

“EC Ma Ndryshe”, thirrje për shtim të gjelbërimit në hapësira publike urbane


Aktiviteti në hapësira publike

Organizata “EC Ma ndryshe, thirrje qytetarët për shtim të gjelbërimit në hapësira publike urbane, në të gjitha komunat e Kosovës.

EC, ka realizuar një performancë, për të adresuar si shqetësim mungesën e gjelbërimit në hapësira publike.

Ky aktivitet është realizuar në Komunën e Prishtinës, në Komunën e Mitrovicës, në Komunën e Pejës, Komunën e Prizrenit, në Komunën e Ferizajit, në Komunën e Gjilanit në Komunën e Gjakovës, si dhe në bashkëpunim me Organizata Joqeveritare “7 Arte”.

Në hulumtimin “Cilësia e ajrit në Prizren”, organizata EC ka realizuar me qytetarët e Prizrenit në vitin e kaluar, del se rreth 44% e të anketuarve mendojnë se nuk po mbillen mjaftueshëm pemë në qytetin e tyre.

Ky problem esencial është parë të jetë i pranishëm edhe në shumë komuna të tjera, prandaj dhe përmes këtij reagimi publik kërkohet gjetja e zgjidhjes adekuate për këtë çështje.

Në disa rrugë të përzgjedhura të komunave të Kosovës, ku vlerësohet se ka mungesë të theksuar të gjelbërimit, janë improvizuar artistikisht disa pemë të cilat janë vendosur në beton duke shenjëzuar hapësirën ku ato do të mund të ishin të mbjella.

Duke i ditur përfitimet e mëdha që sjellin sipërfaqet e gjelbëruara brenda zonave urbane, EC ka ndërmarrë iniciativën që ta realizojë një performancë të tillë, me qëllim që vëmendja e udhëheqësisë lokale të përqendrohet në shtimin e gjelbërimit brenda qyteteve të Kosovës.

Aktiviteti në hapësira publike

Hapësirat e betonizuara me mungesë gjelbërimi po shndërrohen në një problem tejet të madh sidomos gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

Me mungesë të gjelbërimit dhe me sipërfaqe të panumërta të betonizuara brenda qyteteve tona po krijohen “Ishujt e nxehtësisë urbane” të cilat në kombinim me makinat e ngrisin temperaturën e përgjithshme me +5°C

Por përmes krijimit të hijes, pemët dukshëm e ulin temperaturën e përgjithshme dhe përmes një procesi të njohur si ‘transpirimi ftohës’ ku pemët lëshojnë ujë në atmosferë nga gjethet e tyre duke reduktuar temperaturën e pikut të verës me 1-5 °C.

Përdorimi i pemëve dhe vegjetacionit në mjedisin urban, me mirëmbajtjen adekuate sjellë përfitime përtej uljes së nxehtësisë brenda zonave urbane.

Aktiviteti në hapësira publike

Pemët përreth ndërtesave ndikojnë në krijimin e hijeve dhe kërkesën për kondicionim të ajrit dhe shpenzim të energjisë; përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe ulin emetimet e gazrave serrë; ulin rrezikun e përmbytjeve; përmirësojnë cilësinë e jetës si dhe sigurojnë vlerat estetike, krijojnë habitat për shumë lloje dhe zvogëlojnë zhurmën.

Pemët gjithashtu kanë një rol thelbësor në evitimin e ndryshimeve klimatike. Mbjellja dhe mbrojtja e zonave të gjelbra urbane do të maksimizojë thithjen e dioksidit të karbonit, i cili është shkaktar kryesor i ndryshimeve klimatike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore