Lajme

E vetmja me nëntë jetë


Një mace është bërë virale dhe shkak për këtë është një foto që ka qarkulluar në Twitter. Ajo shfaqet e mërzitur pasi shpëtoi nga zjarri që kishte rënë në banesën e familjes Frantz, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

Kaq mjaftoi dhe rrjeti ka shpërthyer në komplote dhe ide se ajo fshihet pas zjarrvënies.

Dikush shkruan se mjafton ta shohësh portretin e saj dhe e kupton që është fajtore.

Ndërkohë, shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

Babai i familjes tregoi se askush nuk është dëmtuar dhe se i biri i tij ka qenë në shkollë gjatë asaj kohe.

Julian Burgess, menaxher i Happy Hour Bar and Grill, një restorant pas shtëpisë, tha se pa flakët dhe ndihmoi nga veranda e pasme.

Burgess tha se burri goditi kokën kur po dilte nga shtëpia dhe dukej i çorientuar.

Sipas shefit të zonës, burri jetonte në shtëpi me djalin e tij.

Legjenda e nëntë jetëve u referua për herë të parë nga William Shakespeare në dramën “Romeo dhe Zhuljeta”.

Ekziston edhe një fjalë e urtë e lashtë që thotë se “një mace ka nëntë jetë”.

“Për tre luan, për tre humbet dhe për tre të fundit qëndron”.

Disa njerëz besojnë se miti i nëntë jetëve lidhet me aftësinë e maceve për t’u ulur gjithmonë në këmbë.

Me kalimin e kohës, u dëshmua se macet mbijetonin në situata që me siguri nuk do të kishin të njëjtin fat për kafshët e tjera.

Disa njerëz filluan të besojnë se macet duhet të kenë jetë të shumëfishta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore