Jetesë & Stil

E qeshura rrit produktivitetin në punë


Padyshim që pandemia dhe qendrimi i gjatë në shtëpi në kohën e karantinimit e ka bërë më të vështirë se kurrë për punëtorët të gjejnë kohën për të qeshur. Por ekspertët argumentojnë se kjo mund të sjellë vërtet një ndryshim kur bëhet fjalë për produktivitetin. Ekspertët shprehen se efektet e të qeshurës në punë jo vetëm që mund të rrisin produktivitetin por ndikojnë në shumë aspekte të tjera.

Daniel Sgroi, një profesor ekonomie në Universitetin e Mbretërisë së Bashkuar të Warwick, tha se e qeshura mund të shkaktojë aktivizimin e neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina, që të dyja konsiderohen si hormone që rrisin humorin.

Sgroi shpjegoi se e qeshura “gjurmon shpejt rrjetet në tru për t’ju ndihmuar të përqendroheni”, duke punuar si ekuivalente e një rritjeje të produktivitetit. Sidoqoftë, ai theksoi se e qeshura duhet të jetë e vërtetë.

“Ka disa prova në neuroshkencë që thjesht të detyrosh veten të qeshësh mund të gjenerojë disa nga këto efekte, por atëherë ato janë shumë më pak të theksuara sesa nëse është një procedurë e mirëfilltë.”

Hulumtimi që Sgroi ishte bashkautor, botuar në vitin 2015, gjeti prova të një lidhjeje midis lumturisë dhe produktivitetit. Një nga teknikat e përdorura në studimin e tij ishte përdorimi i komedisë për t’i bërë pjesëmarrësit të qeshnin dhe të ishin më të lumtur, gjë që ai tha se rriti produktivitetin deri në 12%.

Sgroi shtoi:”Lidhja midis lumturisë dhe produktivitetit ka ekzistuar për një kohë, por është zbuluar vetëm kohët e fundit se njerëzit që janë të lumtur, punojnë më shumë. Pra, të jesh i lumtur gjeneron më shumë kohë.”

Kështu, Sgroi shpjegoi se dikush që është i lumtur mund të jetë në gjendje të bëjë brenda një ore atë që i duhet dikujt që është më pak i lumtur. Kështu që, sa më shumë të qeshur në punë!

Marrë dhe përshtatur nga Daily Mail për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore