Sport

E konfirmon drejtori i Sassuolo-s, Frattesi nënshkruan me Inter-in


Drejtori i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se Davide Frattesi ka nënshkruar me Inter-in.

Carnevali foli me gazetarët në Milano të mërkurën pasdite. Ai konfirmoi se kalimi i Frattesi-t në Inter është një punë e përfunduar.

“U bë, u bë, ai nënshkroi jo shumë kohë më parë,” tha Carnevali.

Zikaltrit do ta kompletojnë nënshkrimin e tij në një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim për të blerë për 25 milionë euro dhe sulmuesin 22-vjeçar Samuele Mulattieri të përfshirë në marrëveshje. Ai është vlerësuar në 8 milionë euro.

“Jemi të lumtur, nuk ishte e lehtë. Ishte një negociatë e gjatë, por mendoj se përfundoi në mënyrën më të mirë për ne dhe për futbollistin. Ai u kishte dhënë përparësi zikaltërve”.

“Frattesi është një lojtar i ri italian me karakteristika të ndryshme nga mesfushorët e tjerë. Jam i bindur se Interi ka bërë një nënshkrim të shkëlqyer, pastaj i takon trajnerit dhe klubit ta vlerësojnë atë dhe jam i sigurt se do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë sepse Frattesi është një lojtar me cilësi të madhe”.

“Multieri nuk ishte i lidhur me Frattesi-n. Është një negociatë që e kishim nisur më herët. Ne jemi të lumtur sepse ai është një lojtar i ri dhe ne besojmë në të”, tha Carnevali.

Frattesi shënoi 11 gola në 75 paraqitje me Sassuolo-n. Ai iu bashkua klubit në vitin 2017 nga Roma, por doli në huazim te Ascoli, Empoli dhe Monza përpara se të kthehej në stadiumin “Mapei” në baza të përhershme.

Roma ka një klauzolë prej 30 për qind në shitjen e tij, ndërsa Inter-i arriti të përballojë blerjen e tij pas shitjes së Marcelo Brozovic te Al-Nassr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore