
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht dy funksionarë të FSHF-së, të martën e 26 janarit.
Kallëzimi i parë ka qenë për sekretarin e Përgjithshëm të federatës, Ilir Shulkun.
I dyti, për sekretarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Adrian Haçi.
“Disa njerëz do të bëjnë burg për këtë çështje. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale”, ishte paralajmërimi i kryebashkiakut.
Përplasja “Duka-Veliaj”
E diela e 23 janarit, do të bënte që mediat të gëlonin mbi një çështje të paprecedentë në Shqipëri.
Bashkia e Tiranës, në rolin e aksionerit të Sport Klub Tirana, do ta padiste Armand Dukën për një sërë akuzash, ndër të cilat korrupsion në krye të FSHF-së, duke përpiluar një dosje voluminoze edhe ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, nga vetë Federata, përgjigjja erdhi e shpejtë.
Sipas tyre, akuzat kishin të bënin me një përpjekje për të destabilizuar garën zgjedhore. Por, ato u faktuan të hënën e 24 janarit, kur Prokuroria e Tiranës nisi zyrtarisht hetimin për Dukën.
Megjithatë, nga vetë federata, çështja u shpërfill. Ata u fokusuan tek goditja ndaj vetë Veliajt dhe nxorrën në dritë një audiopërgjim 30 minutësh, nga mbledhja e kryebashkiakut të Tiranës më disa zyrtarë të klubeve sportive tiranase.
/Albanianpost.com-
Futbollistët e Roma-s shkelin në fushën e “Air Albania” (VIDEO)
-
Pellegrini dhe Mancini flasin para finales: Ndeshje vendimtare, jemi këtu për të fituar
-
Mourinho flet nga “Air Albania”: Për të shkruar historinë, nesër ka një trofe, Kumbulla qëndron te Roma
-
Conference League, zbulohet programi i pasdites së kësaj të marte
Lajmet kryesore
-
BRISK KUSHTETUTËS – Presidentja ka mundësi që ka bërë shkelje, duhej ta linte një zëvendësues
-
Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në rrugëtimin evropian
-
Ndërkohë që Quad-i po zhvillonte takimin, avionët luftarakë kinezë e rusë shfaqen në Japoni
-
Shefi i BE-së në Kosovë nga Manastiri i Deçanit: “Të zbatohet vendimi i Kushtetueses”