Auto

Dyqani i Fiat tani hapet edhe në Metaverse


Metavers  tani është popullarizuar falë teknologjisë që shfrytëzon realitetin virtual dhe të shtuar. Dhe tani, një dyqan Fiat është i hapur në metaverse.

E punuar në bashkëpunim me Touchcast dhe Microsoft, Fiat Metaverse Store ofron një “proces pa stres, real, i menjëhershëm dhe i asistuar nga një njeri” të blerjes së një Fiat-i. Metaverse Store ka edhe një Fiat Product Genius, një person real i cili mund t’u përgjigjet çdo pyetje të një klienti në kohë reale.

Dhe përderisa metaverse, zakonisht përdorë realitetin virtual dhe atë të shtuar, Fiat Metaverse Store u mundëson klientëve mos përdorimin e kufjeve VR ose pajisjeve të tjera të kushtueshme.

Kjo u bë e mundshme nga Metaverse-as-a-Service i Touchcast i ndërtuar në Microsoft Cloud.

Product Genius gjithashtu do ta ndihmojë klientin që të mësojë më shumë mbi teknologjinë e veturës, duke përshirë edhe adresimin ndaj çdo pyetje në lidhje me lëvizshmërinë elektrike, rikarikimin, dhe çdo përmbajtjeje të Fiat 500-shit të ri.

Fiat thotë se Product Genius do të jetë në dispozicion nga e hëna deri të premten nga ora 09:00 deri në ora 20:00, ndërsa të shtunave nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore