Sport

Dybala-s i soset durimi, nuk do të rinovojë me Juventus-in


Lajme të bujshme vijnë nga “TyC Sports”. Paulo Dybala ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Juventus-in.

Argjentinasi ishte shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re, por kushtet e saj ndryshuan. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, nuk janë të bindur nga forma fizike e 28-vjeçarit.

Duke parë ecurinë e Dybala-s me dëmtimet, Juventus-i vendosi t’i ofronte kontratë me pagë më të ulët se ajo që përfiton aktualisht dhe jo me pesë vite, por me katër.

Në këto kushte, Dybala thuhet se ka njoftuar se nuk dëshiron të rinovojë dhe do të largohet, pas shtatë vitesh nga Torino.

Ai u transferua te Juventus-i në verën e 2015 për shifrën e 41 milionë eurove. Që nga ajo kohë, Dybala numëron 274 paraqitje, 109 gola dhe 51 asiste me fanellën bardhezi.

Me torinezët ai ka fituar pesë trofe të Serie A, katër Kupa dhe tre Superkupa të Italisë.

Aktualisht, vlera e Dybala-s është rreth 50 milionë euro. Nëse nuk rinovon, Juventus-i do të ketë mundësinë të përiftojë para prej tij nëse e shetë këtë merkato dimërore. Në të kundërt, në verën e ardhshme ai do të largohet me kosto zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore