Shqipëria

Dy vite nga agresioni rus, Shkurov: Mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe të vazhdueshme ndaj Ukrainës


Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov përmes një deklarate në dy-vjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës u shpreh se numri i sulmeve është shtuar me përdorim të dronëve dhe raketave të ndryshme.

Shkurov u shpreh falënderues për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj vendit të tij në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, të nisur në 24 shkurtin e dy viteve më parë.

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin për atë që ne jemi këtu sot, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e para dy viteve si sot. Këto dy vite agresioni na kanë treguar cilët janë miqtë dhe armiqtë tanë. Ukrainasit guximtarë patën besim në veten e tyre dhe po luftojnë edhe sot për fitoren ndaj agresorit”.

Ai theksoi se “më dhemb kur e them që Rusia po mbledh trupa dhe numër të madh ushtarësh”.

“Mbi 20% e Ukrainës është sot e pushtuar. Tani Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive mbi territorin ukrainas me përdorimin e raketave dhe dronëve të ndryshëm. Jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që ka zgjatur rezidencën për ukrainasit që u detyruan të largohen nga vendi i tyre. Falënderoj aleatët tanë që kanë dhënë ndihmën e tyre të çmuar”.

Në mbyllje ai shprehu falënderime për Bashkinë e Tiranës “për ndihmën e vazhdueshme dhe një përshëndetje për të gjithë pjesëtarët e politikës shqiptare dhe përfaqësuesit e ambasadave që janë prezentë këtu”.

Ndërsa ambasadori i BE, Silvio Gonzato në manifestimin solidarizues u shpreh se “Ukraina s’mund të kishte gjetur mik më të mirë se Shqipëria dhe BE s’mund të kishte një partner më të mirë se Shqipëria”.

“Ka dy vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë. Sa mirë gjithë ky solidaritet në Tiranë. Shqipëria dhe BE qëndruar krah për krah duket folur qartazi kundër agresionit rus në Ukrainë. BE ka akorduar 88 mld euro për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj po ashtu edhe Shqipëria ka treguar veten me mbështetjen e saj Ukraina s’mund të kishte gjetur më mirë të mirë dhe BE s’mund të kishte një partner më të mire se Shqipëria. Është e drejtë të qëndrojmë krah Ukrainës, ka të bëjë për paqen ndërkombëtare”.

Sipas tij, pushtimi është kërcënim për sigurinë e Evropës.

“Nëse ia del Rusia nuk do ndalojë në kufijtë e Ukrainës. Mbështetja dhe fitorja e Ukrainës, garanci për të gjithë botën. Pushtimi rus ka sjellë vuajtje e shkatërrim në Ukrainë. Ka sjellë zhvendosjen e civilëve. Jeta nën pushtimin rus është një ferr i vërtetë. Ukrainasit vijojnë të bëjnë qëndresë ata janë frymëzim për të gjithë ne, por u themi se do të vijojmë të mbështesim në mënyrë që Ukrainë të fitojë. Rezistenca e saj ëshë vënë në pikëpyetje, bashkimi i BE dhe fakti që i bëmë qëndresë agresionit rus ka qenë e rëndësishme. Pushtimi rus, ka shkelur edhe parimet dhe vlerat e BE”, tha Gonzato.

‘Jeta nën pushtimin rus, një ferr’, Gonzato: Ukraina s’mund të kishte mik më të mirë se Shqipëria

Në manifestin që po zhvillohet po merr pjesë dhe i Ngarkuari me Punë i SHBA-ve, David Wisner.

Ai theksoi se “Shqipëria ka dhënë mbështetje ndaj Ukrainës”, teksa ka theksuar se SHBA qëndron pranë Ukrainës në këtë luftë.

“Ju falënderoj për organizimin e këtij aktiviteti dhe që na keni sjellë të gjithëve këtu. Shqipëria ka qenë një partner i vërtetë i Ukrainës duke dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme 2 vitet e fundit. Nga koha e vendit në Këshillin e Sigurimit duke mbajtur përgjegjëse Rusinë për agresionin e saj. Shqipëria ka treguar se ka qenë një partner fenomenal i popullit ukrainas dhe SHBA. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Wisner ravijëzoi se “duhet të vlerësojmë edhe ukrainasit guximtarë që kanë treguar trimëri për vendin e tyre”.

“Ata i kanë mësuar Presidentit Putin ligjin e tretë të Njutonit, çdo veprim ka një kundërveprim të barabartë. Zelensky nuk u arratis dhe NATO sot është rritur dhe të gjithë sot jemi së bashku dhe do të jemi të tillë teksa bëjmë përpara”, u shpreh ai.

Manifestim solidariteti në Tiranë, Wisner: Shqipëria, partnere e popullit ukrainas dhe SHBA-ve

Nga ana tjetër, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali deklaroi se bota sot po njeh një luftë të re të paprecedentë.

Ajo tha se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që i është bashkuar vullnetit për të vendosur sanksione ndaj agresionit. Po ashtu ajo theksoi se Shqipëria ka ngritur zërin dhe në Këshillin e Sigurisë.

“Perdja e re e hekurt është aty, pasi fantazia dhe tmerri i luftës është real. Vdekja vjen për një faj të vetëm, viktimat i përkasin një kombi tjetër, që ka vendosur të jetojë në një mënyrë tjetër, duke parë nga perëndimi dhe me shpinë nga e shkuara. Ne e njohim këtë sakrificë të Ukrainës dhe i përulemi asaj. Është e vështirë që të kuptohet drama dhe tragjedia që po ndodh aty”, tha Spiropali.

Dy vite nga agresioni rus, Spiropali: Përulemi para sakrificës së Ukrainës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore