Shqipëria

Dy viktima në punë në Shëngjin, pezullohen punimet në dy subjekte


Dy aksidente në punë me dy viktima kanë ndodhur këtë të hënë në Shëngjin.

Ndërkohë bëhet me dije se janë pezulluar punimet në të dy subjektet ku kanë ndodhur ngjarjet, duke ju vënë shiritat.

Në terren kanë zbarkuar IKMT, IVMT, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Policia e Shtetit, të cilët do të kalojnë në sitë të gjitha subjektet për të parë dokumentacionin dhe rregullat e sigurisë në punë.

Sakaq, sa i përket aksidentit në punë të së shtunës ku humbi jetën një 50-vjeçar, ai është dërguar pa shenja jete në spital nga punëtorë të tjerë dhe janë larguar nga Urgjenca prej frikës.

Por ata janë identifikuar dhe e gjithë ngjarja është dokumentuar dhe po vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore