Shqipëria

Dy vatra aktive zjarri në qarkun e Dibrës, forcat zjarrfikëse në terren


Në një vatër aktive zjarri në vendin e quajtur Buza Dede mbi fshatin Gur Lurë në afërsi të Grykës së Setës në Bashkinë e Dibrës janë djegur rreth 35 hektarë pyll, kullotë e pishë.

Aktualisht thuhet se janë dy vatra aktive zjarri.

Në të dyja vatrat e zjarrit po punojnë tetë forca të zjarrfikëses, tetë punonjës të A.D.Z.M. dhe gjashtë punonjës të Njësisë Administrative Lurë.

Ndërkohë shtatë vullnetarë dhe shtatë punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë mes tyre dhe shefi i sektorit të ndërhyrjes së zjarreve.

Kurse në Lurë bëhet me dije se po pritet helikopter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore