Kosova

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë


Foto: Ilustrim.

Në Kosovë dy persona kanë humbur jetën nga Coronavirus të martën e 28 marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga 99 testime, 18 kanë rezultuar pozitivë, derisa në 24 orët e fundit janë 18 të hospitalizuar.

Nga pandemia në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 214 persona, ndërsa janë regjistruar të shëruar 270 mijë e 347.

Edhe më 27 shkurt, dy raste të vdekjes janë shënuar nga COVID-19, pas këtij njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kishte bërë thirrje tek qytetarët që të bartën maskat.

Përmes një komunikate për media nga IKSHPK-ja ishte thënë se Kosova është duke shënuar trend të rritjes së rasteve të reja.

“COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, fatkeqësisht sot kemi të regjistruar dy raste fatale të cilët kishin sëmundje shoqëruese”.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes qytetarët janë këshilluar të vaksinohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore