Dy të vdekur dhe 427 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

SHFLETO

Klinika Infektive.

 

Altina Marmullaku
13.01.2022 15:01
Loading Icons...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për dy person të vdekur dhe 427 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga pesë mijë e 881 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 31 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë dy mijë e 811.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit tre mijë e 541.

Ndërkaq, 884 mijë e 81 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 793 mijë e 574.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.