Kosova

Dy serbë ndalohen nga policia për kalim ilegal të kufirit


Policia e Kosovës.

Dy serbë janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Kosova për në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, teksa rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa dy persona janë arrestuar për shkak të një mosmarrëveshje verbale me njëri-tjetrin, rast ky që ka dërguar në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në raport po ashtu janë paraqitur tri raste të dhunës në familje njëri në Komunën e Obiliqit, tjetri në Prishtinë dhe një tjetër në Podujevë.

“Viktima  femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar”.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, dhe viktima është dërguar në strehimore”.

Edhe për dhunën në familje në Komunën e Podujevës në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore