Lajme

Dy persona plagosen në Prishtinë


Ilustrim.

Mbrëmjen e të hënës dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, kurse rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu, në raport është bërë e ditur se një raport është dhunuar nga një person tjetër në Graçanicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën.

“Me datën 28.08.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu sipas viktimës i dyshuari edhe e ka shantazhuar”.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe një person është gjendur pa shenja jete në Podujevë.

“Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është cilësuar se “hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.

Përveç Podujevës, edhe një rast tjetër i vdekjes së një gruaje në Klinë është duke u hetuar.

“Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete”.

Në vendin e ngjarjes për këtë rast po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore