Kosova

Dy objekte në Pejë bastisen nga Policia, arrestohet i dyshuari për trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë bastisur dy objekte banimi të një personi, i cili ishte arrestuar më 22 nëntor 2023 në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës”.

“Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Nga policia është thënë se i njëjti është i dyshuar për “trafikim me narkotikë” në nivel ndërkombëtar.

“Ky operacion policor është bërë në koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë”.

Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Edhe më 29 nëntor, Policia e Kosovës, të martën ka arrestuar një shtetas të Serbisë në në Zhetkovc të Zveçanit, i cili kërkohej nga Interpoli dhe dyshohej për disa vepra penale, si kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore