Shqipëria

Dy motra qëllohen me armë zjarri


Vrasja goditi dy motrat. Të dyja ishin të dashurat e personit të dyshuar për vrasje.

Kalashnikovi ishte arma që u mori jetën dy të “dashurave” që nuk pranuan jetën me Përparim Ademin.

Kjo ngjarje ë rëndë ka shënuar mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Mësohet se i dyshuari i krimit, Përparim Ademi, është nga Tirana, por ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoni të Veriut.

Nga Tirana ishin edhe dy motrat viktima, ZH.M dhe K.B.

Dyshohet se motrat janë vrarë pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e krimit kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e viktimës ZH.M.

I dyhuari për krimin, Përparim Ademi, është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit Ademi ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë. Ai ka thënë se do të vetëdorëzohej në polici, por është kapur para se të shkonte.

“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.  Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia Tiranë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore