Sport

Dy lojtarë largohen nga PSG, transferohen te Leipzig dhe Fulham


Paris Saint-Germain kanë pasur një merkato të bujshme, ku kanë transferuar lojtarë si Vitinha, Fabian Ruiz e Carlos Soler-in.

Klubi gjerman, RB Leipzig ka nënshkruar me mbrojtësin francez Abou Diallo nga PSG në një huazim një sezonal, me një opsion prej 25 milionë euro për ta nënshkruar përgjithmonë atë.

Në anën tjetër, klubi anglez, Fulham ka nënshkruar me mbrojtësin Laywin Kurzawa nga PSG në një huazim një sezonal po ashtu.

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë para fundit të merkatos, ku ekipet duhet të kompletojnë transferimet e tyre para orës 12:00.

Diallo dhe Kurzawa nuk ishin pjesë e lojtarëve aktiv të PSG-së, kështu që, këto dy largime nuk do luajnë ndonjë rol të madh në skuadrën e PSG-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore