Shqipëria

Dy helikopterë Chinook në ndihmë të Shqipërisë nga Ambasada holandeze


Autoritetet holandeze kanë vendosur të dërgojnë dy helikopterë Chinook, në ndihmë të situatës emergjente me vatrat e zjarreve në Shqipëri, të mërkurën e 4 gushtit.

Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë.

Kjo vjen si përgjigje ndaj kërkesës së autoriteteve shqiptare ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve anëtare, që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë.

Sipas deklaratës për shtyp të Ambasadës Holandeze, helikopterët Chinook janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve.

Gjithashtu, ky lloj helikopteri është në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

“Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqiptare, për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike”, shkruhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore