
Dy delegacione evropiane do të zhvillojnë vizitë në Republikën e Kosovës – një finlandez i kryesuar nga ministrja për çështje evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen dhe një irlandez nga ministri për çështje evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Delegacionet do të priten nga zv/kryeministri i parë për integrim evropian, Besnik Bislimi, ku edhe më pas do të ketë konferencë të përbashkët për media, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Tuppurainen e cila paraprakisht u prononcua për agjencinë e lajmeve “kosovapress” tha se është vizita e saj e parë në Kosovë, për çka u shpreh edhe për partneritetin e gjatë bilateral mes Kosovës dhe Finlandës.
“Besoj se kemi kaq shumë për të bërë në fushën e ekonomisë apo asaj qarkore, riciklimit, e kështu me rradhë. Mezi pres të rrisim bashkëpunimin tonë”, u shprej ministrja finlandeze.
Mes tjerash, ministrja u shpreh e bindur se është momenti më i duhur që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave që ia pamundëson lëvizjen e lirë qytetarëve brenda kontinentit evropian, për çka edhe u shpreh se Finlanda është ithtare e një gëje të tillë.
Kosovarët, dhe rinia e Kosovës e meritojnë të lëvizin lirshëm, tha ajo.
Mes tjerash, ministrja vuri theksin edhe te dialogu Kosovë-Serbi i fascilituar nga Bashkimi Evropian, dhe nevojën që çështjet e pazgjidhura të tejkalohet për të progresuar tutje drejt rrugës evropiane.
Finlanda është njëra nga shtetet e cila e ka njohur Kosovën me të shpallur pavarësinë, përkatësisht në fillim të marsin të vitit 2008, dhe kanë themeluar marrëdhëniet diplomatike qysh në shkurt të vitit 2009; ndërsa ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari kishte rol kyç në negociatat për statusin e Kosovës që kulmoi me pavarësi.
Njëashtu edhe marrëdhëniet Kosovë-Irlandë janë themeluar qysh në fund të shkurtit të vitit 2008 pas shpalljes së pavarësisë dhe janë kultivuar kryesisht marrëdhënie të ngrohta bilaterale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, muajin e kaluar priti në takim ambasadorin jorezident irlandez, Ronan Gargan.
Në komunikatën e publikuar për media, u bë e ditur se temë diskutimi kanë qenë çështjet ekonomike si dhe diskutime të fushës së sigurisë.
Irlanda tani mban Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti theksoi mbështetjen që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në kontinent.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Nga jugu në veri” – vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në Serbi
-
Radojiçiç shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, jep deklaratë në Ministrinë e Brendshme serbe
-
Togeri i Millosheviç-it, Vuçiç-i po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-të dhe BE-në, thotë Osmani
-
Lufta në Ukrainë mbron “sovranitetin” e Rusisë, thotë Putin