Shqipëria

Durrës: Policia kreh zonën, 3 shtetas në procedim për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje


Policia e Durrësit gjatë krehjes së zonës për të evidentuar rastet e krimeve ka proceduar penalisht tre shtetas për vepra të ndryshme penale, mëngjesin e 19 shtatorit.

Përkatësisht ka evidentuar dy raste të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje.

Konkretisht shtetasve E. C., 39 vjeç, dhe A. B., 31 vjeç – të dy banues në Durrës -, iu janë gjetur dhe sekuestruar sasi lëndësh narkotike.

Ndërsa shtetasit M. H., 32 vjeç, i është gjetur një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore