Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se në komunën e Pejës janë arrestuar zyrtarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë bërë keqpërdorim me patentë shoferë.
Lajmin e ka bërë të ditur Durmishi përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.
“Posa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patente shoferë, ne me kohë i kemi denoncuar këto raste, kohë më parë e kemi mbajtur edhe një konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patenteshoferë në Pejë”, ka thënë Durmishi.
Ai tutje ka thënë se gjatë ditës do të bëjnë edhe një vizitë në qendrën për patentëshoferë në Pejë.
“Shpresoj që e gjithë kjo do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë sot gjatë ditës, do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patentëshoferë ne Pejë për të se atje po zhvillohet puna normalisht”.
Edhe para 5 muajve, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ishin arrestuar dy persona në Prishtinë, që ndërlidhen me çështjen e testimit për patentë shofer.
Për këtë rast ishte arrestuar edhe pronari i një auto-shkolle.
“Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare”, thuhej në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit ishin dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti ishte thënë se do të vazhdoj të mbetet në hetime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin