Përballje

Dukagjini kalon në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës


Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, duke e eliminuar ekipin nga Gjibraltari, Europa FC.

Ekipi kosovar kaloi tutje, duke fituar sot (e enjte) në udhëtim me shifrat 2:3, derisa ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë një javë më parë kishte përfunduar me shifrat 1:2.

Skuadra kaloi e pari në epërsi në minutën e 23-të, kur Iljasa Zulfiji shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjashtë minuta më vonë, dyja ekipet mbetën me nga një lojtar më pak në fushë, kur nga radhët e Dukagjinit u përjashtua Bujar Shabani, ndërsa te Europa doli me të kuq Jesus Pozo.

Në minutën e 39-të, vendasit e barazuan rezultatin, kur nga penalltia u tregua i saktë Alberto Quintana.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, derisa dy minuta pasi filloi e dyta, Dukagjini kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Arber Shala, i cili u asistua nga Altin Merlaku.

11 minuta nga fundi, Dukagjini e shënoi edhe golin e tretë me anë të Zulfiji.

Ndërkohë, në minutën e 87-të vendasit e ngushtuan epërsinë me anë të Antonio Vera-s, por pamjaftueshëm për ta ndryshuar fatin e kualifikuesit.

Kështu, skuadra kosovare kalon tutje në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Në raundin tjetër Dukagjini do të ballafaqohet me ekipin kroat, Rijekan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore