Lajme

Duart e lidhura dhe gojën e mbyllur: Ata e vranë Navalnyn me temperaturat e ulëta dhe torturat


I torturuar, me duar të lidhura, goja e tij e mbyllur dhe e ekspozuar ndaj të ftohtit të acartë të Siberisë.

Vladimir Osechkin, themeluesi i Gulagu.net, një OJQ që dokumenton abuzimet kundër kundërshtarëve të Vladimir Putinit dhe që ka jetuar jashtë vendit që nga viti 2015, shton detaje të mëtejshme mbi trupin e vdekur të Alexei Navalny.

Të paktën këto janë detajet që ai ka treguar në një intervistë të dhënë për italianen “Corriere Della Sera”.

Aty ai thekson se burimet brenda kolonisë penale IK-3 i kanë shpjeguar se si shenjat tregojnë se Navalny ishte i palëvizur para vdekjes së tij.

“Kjo është gjithashtu një teknikë e përdorur kundër të burgosurve: ju lidhin duart, ju lënë të ngrirë në një hapësirë të ngushtë. Dhe mbase do të të mbyllin gojën me shirit”.

Më poshtë intervista e plotë, përshtatur për Albanian Post

A mendoni se do ta dimë ndonjëherë të vërtetën?

Para së gjithash, shpresoj që familja e Navalnyt të mos e varros trupin dhe ta çojnë në Evropë për ekzaminime të pavarura. Por nuk është e lehtë.

Unë vetë jetoj prej vitesh jashtë vendit, jam nën mbrojtjen e autoriteteve franceze dhe gjermane sepse jam objektiv i FSB-së dhe kërkohem në Rusi.

Raporti im për krimet e kryera kundër të burgosurve rusë dhe ukrainas në burgjet ruse do të publikohet së shpejti.

Në vitet e fundit ne kemi ndihmuar kundërshtarët dhe të larguarit të dalin jashtë dhe kemi vënë dëshmitë e tyre në dispozicion të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Nesër Gulagu do të publikojë një listë të zgjeruar të emrave të personelit të burgut nga kolonia penale IK-3 dhe administrata rajonale e Salekhardit.

Kjo sepse ne kërkojmë që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të vendosin këta njerëz në listat e sanksioneve, siç ka bërë tashmë Britania me gjashtë prej tyre. Por jo vetëm. Gjithashtu duam t’i shtyjmë të largohen nga vendi dhe të dëshmojnë në gjykatat penale në këmbim të imunitetit.

Vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëjmë ata që janë përgjegjës të paguajnë për krimet e tyre.

A mund të trazojë ndërgjegjen e Rusisë vdekja e Navalny?

Po.

Shumë po e kuptojnë: Navalny u vra për të dhënë shembull.

Dhe ata që më parë mendonin se ai ishte një agjent i Perëndimit ose një kundërshtar i pjesës së parë, tani e kanë kuptuar që nuk është kështu.

Edhe brenda sistemit të burgjeve atje janë ata që më thonë “mendova se po mbroja vendin tim nga krimi dhe në vend të kësaj po bëhem bashkëpunëtor i krimeve”.

Jo të gjithë rusët duan t’i rrisin fëmijët e tyre në një diktaturë. Putini po përdor burgjet për të rekrutuar vrasës.

Apo?

Vetë të burgosurit, veçanërisht nëse janë pjesë e krimit të organizuar, dhunohen për t’u hequr nderin dhe statusin.

Pastaj atyre u thuhet se nëse duan të largohen në këmbim, duhet të vrasin kundërshtarët e tyre.

Në këtë mënyrë askush nuk i bën duart pis dhe në të njëjtën kohë krimi mbahet nën kontroll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore