
Kremtimi i 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nuk mund të mbyllej më mirë se sa me një koncert në sheshin Skënderbej nga artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila së fundmi ka marrë edhe shtetësinë shqiptare.
Vetë muzikantja e vendosur në Britaninë e Madhe, pak orë përpara koncertit të organizuar, i cili mbyll edhe turin e saj për albumin me sukses ndërkombëtar, Future Nostalgia, shkruan në media sociale se “mezi po pret të shohë publikun shqiptar”.
“Jam kaq e lumtur që jam në Tiranë”, bën me dije Dua, duke shtuar edhe prapashtesën “si qytetarja më e re”, për të kënduar në skenë natën e sotme.
110 YEARS OF INDEPENDENCE 🇦🇱 so happy to be in Tirana, Albania ~ as the newest citizen 😝 to perform for you all tonight ~ THE FINAL FUTURE NOSTALGIA SHOW 🇦🇱❤️👐🏼 menxi po pres me ju paaaa!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/0lqdLYcp3n
— DUA LIPA (@DUALIPA) November 28, 2022
“Është spektakli i fundit i ‘Future Nostalgia’. Mezi po pres me ju pa!”.
Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka dhënë shtetësinë shqiptare këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, vetëm një ditë përpara 110-vjetorit të Pavarësisë dhe koncertit të saj, i cili do të mbahet në Tiranë.
Kreu i Shtetit, e ka pritur artisten shqiptare, së bashku me familjen e saj, për ta nderuar për kontributin që ajo jep si ambasadore botërore e vendit, përmes artit të saj.
“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.”, përmendi Begaj në fjalën e tij, gjatë ceremonisë.
Po ashtu, ai i bëri me dije muzikantes se rinia shqiptare e ka shembull atë dhe se vetë puna e saj, është tregues se ëndrrat mund të arrihen.
“Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, shtoi Presidenti i Republikës.
Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re.
Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.
Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.
Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpëtim Idrizi paralajmëron largimin nga opozita, nëse vijohet mbështetja e Belerit
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Begaj takon Mbretin e Jordanisë, thekson se ka mundësi bashkëpunimi mes vendeve
-
Transportonte veshje të firmave pa faturë tatimore, procedohet një person në Lezhë
Lajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën