Jetesë & Stil

Dua Lipa tronditet nga komentet homofobike të DaBaby-it


Dua Lipa, DaBaby

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, është shprehur “e befasuar dhe e tmerruar” nga komentet e kolegut të saj, DaBaby, me të cilin muaj më parë kishte sjellë këngën “Levitating”.

I gjithë ky reagim erdhi pas rep artisti, DaBaby, në skenën e festivalit “Rolling Loud”,  ka bërë komente homofobike në lidhje me njerëzit e infektuar me HIV dhe burrat homoseksualë.

Përmes një postimi në Instagram, Dua, ka thënë se “nuk po e njeh personin me të cilin ka punuar”, ndërsa ka theksuar përkrahjen e saj të fuqishme ndaj komunitetit LGBTI.

Fotografi e publikuar në Isnstagram nga Dua Lipa.

“Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar”.

“Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100 për qind komunitetin LGBTI. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, ka shkruar Lipa.

Ndërkaq, rep artisti, DaBaby është kritikuar ashpër për komentet që bëri në një festival amerikan, ku derisa ishte në skenë ka kërkuar nga publiku “të ndiznin dritat e celularëve”, përveç atyre që ishin HIV pozitivë ose atyre që ishin burra homoseksualë që kryejnë marrëdhënie në parkingje të veturave.

Madje, artisti, gjatë interpretimit në skenë ka pretenduar se – “HIV do të ju vras për pak kohë. Dy ose tre javë”.

Komentet e reperit DaBaby u mbështetën nga reperi TI, i cili tha nëse Lil Nas X (i cili rregullisht e ekspozon seksualitetin e tij në skenë) ishte në gjendje të thoshte dhe të bënte siç i pëlqente, atëherë DaBaby do të ishte në gjendje të bënte të njëjtën gjë.

Por, DaBaby u përball me kritika nga shumë të ashpra nga miliona fansa në rrjetet sociale, përfshirë organizatën bamirëse kryesore që merret me trajtimin e HIV dhe AIDS në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është e gabuar që njerëzit që jetojnë me HIV të bëhen ose të ndjehen më pak ose të përjashtuar për shkak të diagnozës së tyre”.

“Duhet të jetë e papranueshme në industrinë e muzikës dhe në shoqërinë në përgjithësi”, ka thënë Richard Angell, drejtori i fushatave sensibilizuese në Terrence Higgins Trust (THT) .

Angell ka thënë po ashtu se komentet e tipit të DaBaby-t vetëm rrisin stigmën dhe diskriminimin në lidhje me HIV, si dhe bëjnë përhapje të informacioneve të gabuara.

“Komente si ai i DaBabyt përjetësojnë stigmën dhe diskriminimin e lidhur me HIV-in, si dhe përhapjen e dezinformatave në lidhje me atë virus. Tani mund të bëni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme me HIV në sajë të përparimit mjekësor kur diagnostikoheni dhe po përdorni trajtimin”, shton ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore