
Këngëtarja me reputacion ndërkombëtar dhe origjinë shqiptare, Dua Lipa po përballet me një tjetër proces gjyqësor për një nga hitet e saj më të mëdha – “Levitating”.
Ajo është një prej artisteve më të suksesshme në botë, e njohur për vokalin e rrallë dhe stilin unik, por e njëjta tani është duke u paditur nga producenti muzikor, Bosko Kante, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.
Një kërkesë shumë milionëshe për të drejtën e autorit u depozitua në Los Anxhelos të hënën e 31 korrikut, në të cilën Kante pretendon se Dua Lipa dhe Warner Music Group përdorën në mënyrë të paligjshme një regjistrim të bërë me talk box-in e tij në remiks të këngës.
“Levitating”, ishte një nga hitet më të mëdha nga albumi i saj i vitit 2020 – “Future Nostalgia”.
Çfarë kërkon Kante nga Dua Lipa

Kjo është padia e tretë me të cilën përballet Dua Lipa për këngën hit, e fundit e Kantes.
Përveç kësaj, producenti po kërkon një shumë të madhe të hollash nga Lipa, ose thënë më saktësisht, 2 milionë dollarë për dëmshpërblim, 20 milionë dollarë për fitime të humbura dhe më shumë për tarifat e avokatëve të tij.
Në dëshminë e Kante, ai thotë se krijoi melodi dhe tekste nga ana e tij dhe ra dakord me producentët e Dua Lipës që ato të mos përdoreshin.
Mirëpo, në remiksin “Levitating” që Dua Lipa publikoi me Madonën, kjo kërkesë nuk u ndoq.
Në anën tjetër, kënga “Levitating” deri më tani ka gjeneruar tre padi nga grupe të ndryshme që i përkasin industrisë së muzikës.
E para ishte nga Artikal Sound System, të cilët e akuzuan këngëtaren se kishte kopjuar këngën e tyre reggae të quajtur “Live Your Life”, e cila ishte publikuar në vitin 2017. Kjo padi përfundoi duke u rrëzuar.
E dyta ishte nga kompozitorët L. Russell Bown dhe Sandy Linzer, të cilët thanë se Dua Lipa dhe ekipi i saj kishin plagjiaturë ritmet e “Wiggle and Giggle All Night” nga viti 1979 dhe “Don Diablo” nga viti 1980 – e fundit është nga Kante.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Swift flet mbi zënkën me West dhe Kardashian, thotë se modelja “i modifikoi mesazhet për ta nxjerrë të besueshëm burrin e saj”
-
Madonna shpërtheu në lot gjatë koncertit në Amsterdam, derisa kujton miqtë që i vdiqën nga SIDA
-
“Jezusi jeton në mua”, thotë Daddy Yankee, duke konfirmuar tërheqjen nga muzika dhe fokusimin në religjion
-
Rita Ora do të prezantojë e performojë në koncertin e “Vitit të Ri” në “Times Square”
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha