Stil

Dua Lipa: Nuk do të hesht kurrë, kur bëhet fjalë për Kosovën


Dua Lipa - Artiste

Këngëtarja shqiptare me famë interncionale, Dua Lipa, së fundmi ka folur edhe rreth një teme që në mediat sociale zgjon shumë kurreshtje – Kosovës.

Duke folur për origjinën kosovare, Dua, ka përkujtuar zhvendosjen e familjes së saj drejt Britanisë së Madhe dhe sigurisht, duke mos i harruar kurrë ata që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë.

Dua Lipa.

“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, situata e refugjatëve ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime”, ka thënë Dua.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur”, ka shtuar ajo.

Tutje, ylli i hitit “Levitating”, ka thënë se – “kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”.

Mes tjerash në intervistën e dhënë për “WSJ Magazine”, Dua Lipa, ka folur edhe rreth popullaritetit, në një periudhë delikate, pak javë pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, Anwar Hadid.

“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit i dinë në të vërtetë gjërat siç janë”, ka thënë Lipa.

“ Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”, ka shtuar ajo.

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, mbetët një nga artistet më të suksesshme në Britani të Madhe, por edhe në sferën globale, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australinë si dhe Evropën në përgjithësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore