Lajme

Dua Lipa ndahet nga regjisori Romain Gavras


Këngëtarja me origjinë nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori francez, Romain Gavras, për t’u përqendruar në muzikë, raporton The Sun.

Dua Lipa u shfaq për herë të parë me regjisorin me origjinë greke Romain Gavras në tapetin e kuq në maj. Por dyshja, tashmë kanë ndarë rrugët.

The Sun tregoi për herë të parë në shkurt se Dua, e cila aktualisht ndodhet në New York, po takohej me ish-in e Rita Orës, Romain. Çifti u kap duke u puthur në prapaskenë në Javën e Modës në Paris.

Por përpara daljes së albumit të saj të tretë, Dua është e gjitha e përkushtuar ndaj punës.

Një burim i brendshëm tha: “Dua dhe Romain kanë ndarë rrugët pas një vere dashurie”.

“Asaj i rreh zemra kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund marrëdhënies përpara se gjërat të përkeqësoheshin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore