Stil

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen dorë për dore në pas festën e “BAFTA 2024”


Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe i dashuri i saj i tanishëm, aktori britanik, Callum Turner patën një natë të këndshme takimi pas ndarjes së çmimeve të filmit “BAFTA 2024”.

Të dielën e 18 shkurtit, Lipa dhe Turner u panë të kapur për duarsh teksa mbërritën në festën vjetore të Modës dhe Filmit të British Vogue dhe Tiffany & Co në klubin e natës Annabel në Londër.

Dua Lipa dhe Callum Turner.

Ylli i hitit “Houdini” u vesh me një fustan të zi të markës Valentino për festën, ku ishin të ftuar edhe Emily Blunt, Kaia Gerber, Kate Beckinsale, Anya Taylor-Joy, Idris Elba, Claire Foy dhe Rosamund Pike.

Lipa e kompletoi paraqitjen e saj glamuroze me një gjerdan shkëlqyes, ndërsa Turner dukej në formë me një kostum të zi, kravatë dhe këmishë të bardhë.

Më herët, dyshja ishin shfaqur veçmas në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve në Royal Festival Hall, ku Dua pati veshur një fustan dramatik të Valentino-s me pelerinë.

Lipa dhe Turner u lidhën fillimisht në mënyrë romantike në janar, pasi ajo u bashkua me të në një festë për premierën në Londër të “Masters of the Air”, në të cilën ai luan Major John “Bucky” Egan.

Që atëherë, ata janë fotografuar bashkë duke përfshirë imazhe që shfaqnin dyshen duke buzëqeshur, puthur dhe shëtitur me krahët rreth njëri-tjetrit në Beverly Hills.

Dalja e fundit e çiftit vjen pasi Lipa hodhi videon muzikore për këngën e saj të re “Training Season” – e cila u lançua javën e kaluar.

Kënga e re “Training Season” pason publikimin e saj në nëntor të vitit 2023 të “Houdini” dhe performancën e saj në “Grammys 2024”, ku ajo performoi një përzierje të këngës së ardhshme, “Houdini” dhe këngës së saj të nominuar për” Grammy”, “Dance the Night” ( nga kolona zanore e filmit “Barbie”).

Ylli i popit ndau atë që frymëzoi këngën e saj të fundit në një deklaratë për shtyp, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Dua Lipa – “Training Season”.

“Kisha qenë në një varg takimesh të këqija dhe e fundit ishte pika e fundit”, tha Lipa.

“Të nesërmen në mëngjes, mbërrita në studio tek kantautorët Caroline Ailin dhe Tobias Jesso Jr. duke thënë se ‘mësova se si shkoi gjithçka dhe menjëherë deklarova ‘Sezoni trajnues ka mbaruar’, dhe si bisedat më të mira të ‘ditës së mëpasme’ me shoqërinë ndikojnë në përmirësimin e gjendjes”, shtoi ajo.

“Dhe, ndërsa bëhet fjalë padyshim për atë ndjenjë kur sapo keni mbaruar duke u thënë njerëzve…meshkujve në mënyrë specifike në këtë rast, se si të dalim drejt jush; ka të bëjë gjithashtu me përfundimin e sezonit tim të stërvitjes dhe me rritjen time me çdo përvojë”, vazhdoi Dua.

Pas performancës në “Grammy 2024”, Dua Lipa publikon video klipin e këngës së fundit “Training Season”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore