Libra

“Droga digjitale dhe dopamina”


Ilustrimi nga Renate Thor

Nivelet në rritje të depresionit dhe ankthit në vende të pasura si Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë rezultat se truri ynë është mbushur nga neurotransmetues që shoqërojnë kënaqësinë.

“Një pacient i imi, një djalosh në të njëzetat e tij, i ndritshëm e i pashëm, erdhi te unë për vizitë për shkak të një depresioni dhe ankthi shkatërrues. Ai kishte lënë fakultetin dhe po jetonte me prindërit. Ashtu mendërisht i mjegulluar, po kontemplonte vetëvrasje. Gjithashtu, tërë ditën e tërë natën luante video lojëra”, shkruan psikiatrja Anne Lembke në Wall Street Journal.

Para 20 vitesh, gjëja e parë që do të kishte bërë në këso rastesh është përshkrimi i anti-depresantëve, thotë ajo, dhe se sot u rekomandon diçka krejtësisht ndryshe: tërheqje ose abstenim nga dopamina. Ajo e sugjeroi atë që të largohet nga të gjitha ekrante, video-lojërat, për një muaj.

Gjatë karrierës së saj si psikiatre, ajo thotë se ka parë shumë e më shumë pacientë që vuajnë nga depresioni dhe ankthi, përfshirë edhe njerëz të shëndetshëm e të rritur në familje me plot dashuri dhe ngrohtësi, me arsimim elitar dhe pasuri relative. Problemi i tyre nuk është se kanë ndonjë traumë, distancë sociale ose varfëri. Është dopamina e tepërt,  që shoqërohet me ndjenja kënaqësie dhe shpërblimi.

Kur bëjmë diçka që na kënaqë – si kur luajmë video lojëra, si pacienti i saj – truri liron dopaminë dhe ne ndihemi mirë. Por një prej zbulimeve më të mëdha të neuroshkencës në 75 vitet e fundit është se kënaqësia dhe dhimbja procesohen në të njëjtët pjesë të trurit dhe se truri mundohet shumë që t’i mbajë në barazpeshë. Kurdo që përqendrohet në njërën anë, mundohet që edhe anës tjetër t’ia kthejë barazpeshën, të cilën neuroshkencëtarët e quajnë homeostastis.

Menjëherë sapo të lirohet dopamina, truri adaptohet me të duke e reduktuar ose bën ‘zvogëlim-rregullimin’ e numrit të pranuesve (receptorëve) të dopaminës të cilët janë simuluar. Kjo shkakton që truri të nivelizohet duke ndikuar në anën e kënaqësisë, që është edhe një prej arsyejeve pse ndjenja e kënaqësisë shoqërohet me një gjendje peng-dehëse (hangover) . Nëse mund të presim për më gjatë, ajo ndjenjë kalon dhe kthehet neutraliteti. Ekziston një tendencë natyrore për kundërveprim për t’u kthyer mbrapa te burimi i kënaqësisë për një dozë tjetër.

Nëse qëndrojmë në këtë paternë me orë të tëra çdo ditë, javë ose muaj, pikë-caktimet e trurit për kënaqësi ndryshojnë. Tani duhet të vazhdojmë të luajmë lojëra, jo të ndjejmë kënaqësi por vetëm të ndihemi normalë. Menjëherë sapo të ndalojmë, përjetojmë ndjenjat universale të simptomave të tërheqjes nga substancat varëse: ankthi, irritimi, pagjumësia, parehatia ose preokupimi mendor me ato gjëra.

Trurët tonë kanë evoluar këtë mirë-akordim për miliona vite ku kënaqësia ishte e pakët dhe rreziqet gjithkund. Problemi është se sot s’e jetojmë më atë jetë. Ne sot jetojmë në një botë ku ka bollëk të tepërt. Kuantiteti, llojllojshmëria dhe potencia e drogave dhe sjelljeve riforcuese kurrë s’ka qenë më e madhe. Përveç substancave adiktive si sheqeri dhe opiodet, ka gjithashtu edhe klasë të re varësive elektronike që nuk kanë ekzistuar deri para 20 viteve: të shkruarit në smartfonë, cicërimat në twitter, web-i, blerjet online, dhe bastet. Këto produkte digjitale janë të inxhinieruara për të krijuar varësi, me drita që dhezen, zëra festiv dhe ‘Likes’ për të premtuar shpërblime më të madhe vetëm përmes një klikimi.

Megjithatë, edhe pse qasja e madhe dhe në rritje në këto droga që na bëjnë të ndjehemi mirë, jemi më të mizershëm se asnjëherë më parë. Nivelet e drepresionit, ankthit, dhimbjes fizike dhe vetëvrasjeve po rriten në tërë botën, e sidomos në vendet e pasura. Sipas Raportit për Lumturi Botërore, e cila i rendit 156 vendet më të lumtura sipas asaj se sa të lumtur e perceptojnë njerëzit veten, amerikanët në vitin 2018 janë shumë më të palumtur se ç’kanë qenë në vitin 2008. Edhe vende të tjera të pasura kanë pësuar rënie në vetë-raportimet e lumturisë së tyre, vende si Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Japonia, Zelanda e Re dhe italia. Studimi i quajtur Barra Globale e Sëmundjeve ka gjetur se numri i rasteve të reja me depresion në tërë botën është rritur me 50 përqind mes 1990-2017, dhe rritja më e lartë në rajonet me të ardhurat më të mëdha, veçanërisht në Amerikën veriore.

Është e vështirë të dimë shkaqet dhe pasojat kur jemi duke ndjekur pas dopaminën. Vetëm atëherë kur pauzojmë nga droga e kësaj zgjedhje do të vërejmë ndikimin e vërtetë të këtij konsumimi të jetëve tona. Për këtë arsye i kërkova pacientit tim që të heq dorë nga video lojërat për një muaj, që është një kohë e mjaftueshme që truri i tij të rikthejë nivelet e balansit të dopaminës. Nuk ishte e lehtë, por ai u motivua nga idea kundër-intuitive që abstenimi nga gjëja që e ka bërë të ndihet mirë afat-shkurtër, do ta bëjë të ndihet mirë afat-gjatësisht.

Për befasinë e tij, ai filloi të ndjehej më mirë se ç’është ndjerë për shumë vite, me më pak ankth dhe depresion. Ai madje edhe mundi që t’i kthehej video lojërave pa efekte negative, thjesht duke limituar kohën e lojës në jo më shumë se dy herë në javë, për dy orë në ditë. Në atë mënyrë ai i dha vetes kohë që në sesionet kohore të trurit të adaptohet burimi i dopaminës.

Jo të gjithë luajnë video lojëra, por të gjithë ne kemi këso drogash digjitale, dhe me gjasa te të gjithë ne bëjnë smartfonët – ekuivalenti i gjilpërës hipdermike për një gjeneratë të lidhur. Të zvogëlosh përdorimit e telefonit është e vështirë, sepse së pari e bënë që balansi i trurit të kthehet kah dhimbja, duke na bërë të parehatshëm. Por nëse e vazhdojmë mjaftueshëm, përfitimet e një dopamine më të shëndetshme janë me vlerë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Albanian Post prej ‘The Wall Street Journal’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore