
Dy sfidat e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me shumë kartona të kuq.
Ndeshja mes Dritës dhe Ferizajt përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.
Dueli ishte kryesisht i dominuar nga vendasit, por ata e kishin të vështirë të shënonin deri në minutat e fundit.
Në minutën e nëntë, portieri i Ferizjat, Leutrim Rexhepi u ndëshkua me karton të kuq, dhe la skuadrën më një lojtar më pak.
Pas shumë insistimeve, në minutën e 83-të, Ardit Tahiri shënoi për t’i dhënë epërsinë vendasve.
Më pas, për të siguruar fitoren, u përkujdes Kastriot Selmani i cili shënoi në minutën e 92-të.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Simonovski, i cili shënoi në minutën e nëntë shtesë.
Në anën tjetër, Malisheva ka mposhtur Drenicën me rezultat 1:2.
Drenica e filluan shumë mirë ndeshjen, ku Zeka shënoi në minutën e pestë.
Por, pas vetëm dy minutash, ishte Maliqi i cili shënoi për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 24-të, u shënua edhe goli i fundit i ndeshjes, me anë të Tolajt, i cili i siguroi fitoren mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Drenica u ndëshkua me dy kartona të kuq.
Kartoni i parë i kuq u dha për Mananhao në minutën e 63-të, ndërsa tjetri u ndëshkua Veseli në minutën e 94-të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje