
Ka përfunduar xhiroja e 27-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e ka marrë përsëri vendin e parë në tabelë, teksa në ndeshjen e sotme arkëtoi tre pikë, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 3:0.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje nuk prodhoi gola, por një karton të kuq, kur futbollisti i Drenicës, Agim Zeka, u përjashtua nga loja në minutën e 38-të.
Sigurisht, me një lojtar më shumë në fushë, vendasit e patën më të lehtë për ta fituar ndeshjen.
Serinë e golave e hapi Leonat Vitija duke shënuar në minutën e 57-të të ndeshjes.
Në minutën e 75-të, Kastriot Selmani e dyfishoi epërsinë e gjilanasve, derisa katër minuta më vonë shënoi edhe Muharrem Jashari për 3:0, që doli të jetë goli i fundit në ndeshje.
Me këtë sukses, Drita tani mban vendin e parë në tabelë me 55 pikë, një më shumë se Ballkani i vendit të dytë.
Ndërsa Drenica zhytet edhe më thellë në vendin e fundit me 23 pikë, që misionin për mbijetesë do ta ketë tejet të vështirë.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas shtatë minutash lojë me golin e Behar Bardhit.
Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, kur Dukagjini i barazoi shifrat me golin e Vitor Hufos.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabrartë, derisa golin e epërsisë për skuadrën nga Klina e shënoi Marclei Santos në minutën e 60-të.
Dukagjini e shënoi edhe golin e tretë me anë të Otto John, që realizoi në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Dukagjini gjendet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Ferizaj në të parafundit me 28 sosh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë