Sport

Drita barazon ndaj Gjilanit, Ballkani mposht Llapin dhe e rrëmben pozitën e parë


Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll po bëhet edhe më shumë dramatike kur kanë mbetur edhe dy javë nderi në fund.

Xhiroja e 34-të ka dhuruar emocione, kur edhe u ndryshua lideri i tabelës.

Drita e lëshoi frontin duke barazuar në Derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit me rezultat 1:1.

Rron Broja e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 32-të, por “Intelektualët” pas golit të shënuar filluan të mbrohen, gjë që doli të pësonin.

Goli i barazimit, apo drama e kësaj ndeshje ndodhi në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Leonard Vitija i Dritës u përfshi në një aksion ku preku topin me dorë në zonën e portierit të tij, çka bëri që gjyqtari të inkuadrojë penallti, por pasi aksioni u rishikua thuajse për pesë minuta.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë sulmuesi i Gjilanit, Mevlan Zeka, duke barazuar rezultatin.

Deri ën fund pati tentativa nga Drita për ta fituar ndeshjen, por ata u ndalën në barazim, i cili mund t’ia humbë titullin pak para fundit të kampionatit.

Pra, gjilanasit tani janë në vendin e dytë me 67 pikë, dy më pak se lideri i ri (pas kësaj xhiroje) Ballkani.

 

Këta të fundit shënuan fitore minimale ndaj Llapit në shtëpi me rezultat minimal 1:0, sukses që doli të jetë shumë i vlefshëm për ta.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua nga Albion Rrahmani në minutën e 31-të.

Tani therandasit i kanë për t’i fituar edhe dy xhirot e fundit dhe për ta fituar titullin për herë të dytë radhazi në historinë e tyre.

Në ndeshjet tjera, Dukagjini mori fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Drenica me rezultat 1:4.

Falë kësaj fitoreje, tani Dukagjini është në vendin e katërt (zonën evropiane) me 47 pikë, tre më shumë se Prishtina.

Këta të fundit barazuan me rezultat 1:1 ndaj Malishevës në udhëtim.

Kurse në ndeshjen e mbijetesës, Ferizaj shënoi fitore të rëndësishme ndaj Trepçës’89.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore