Sport

Drejtori teknik i FSHF-së: Forca jonë është trajneri, rëndësi të marrësh pjesë në Euro


Fulvio Pea

Fulvio Pea, drejtori i departamentit teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka dhënë një intervistë për “Sportitalia” në kuadër të Kampionatit Evropian, ku do të përballet në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

“Kam shumë vite që luaj futboll dhe e di. Është e rëndësishme të jemi aty ndërkohë. Pastaj do të përgatitemi për kundërshtarët tanë”, thotë italiani i FSHF-së.

“Ne kemi një forcë të parë të madhe që është trajneri. Një forcë e dytë e madhe që është stafi dhe një forcë e tretë e madhe që është ekipi. Jo një grup futbollistësh, por me të vërtetë një ekip që do të jetë gati për t’u përballur me ekipe shumë më me përvojë. Jemi të sigurt se mund të lëmë një përshtypje të mirë”, thekson Pea.

Përtej vështirësisë së grupit, a do të jetë një emocion të përballesh me Italinë?

Nuk doja të mendoja për këtë (qesh). Është e qartë, megjithatë, që ju bëni tifo për ekipin për të cilin punoni. Sigurisht që do të jetë e veçantë, speciale, sepse po flasim për vendin në të cilin kam lindur.

Çfarë mendoni për Marvin Çunin dhe të rinjtë e shumtë shqiptarë që po rriten?

Shqipëria aktuale ka shumë lojtarë që vijnë nga Seria A dhe shumë lojtarë të mirë. Stafi ishte i zoti në monitorimin dhe përzgjedhjen e lojtarëve të mirë.

Marvin po ecën shumë mirë dhe jam i bindur se ai, si të tjerët, po punon me shpirt për çastin në të cilin do bëhen thirrjet për Kampionatin Evropian.

Ndër të rinjtë që po rriten është edhe Ramadani, për të cilin po flitet edhe nga këndvështrimi i tregut për klubet e mëdha italiane.

Po flasim për lojtarë që kanë vlera teknike shumë të rëndësishme. Ata luajnë në një kampionat të vështirë, duke arritur të jenë qëndrueshëm në ecurinë e tyre dhe gjithashtu të vazhdojnë të përmirësohen. Këto janë aspekte pozitive si për ata si futbollistë dhe për klubet e tyre dhe për Shqipërinë.

E keni folur me Kumbullën për ta inkurajuar?

Patjetër. Presidenti ynë është i veçantë, shumë i ndjeshëm, është gjithmonë shumë pranë atyre që janë në vështirësi si Kumbulla tani.

Stafi ynë po punon shumë dhe mirë në këto aspekte dhe shihet se si është arritur kualifikimi, falë punës së palodhur të të gjithëve dhe grupit.

Asllani po tregon se sa po rritet në kombëtare, pavarësisht se nuk ka qenë shpesh titullar te Interi.

Unë besoj se ai po arrin një pjekuri të tillë që do ta ndihmojë të vendoset në një skenë si ajo e futbollit italian. Ai ka cilësi të rëndësishme, vizion të lojës, personalitet, vendosmëri. Ai do të arrij vend të rëndësishëm në futbollin elitar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore