Sport

Dramë në fund të ndeshjes, Roma dhe Milan ndajnë pikët në Stadio Olimpico


Ilustrim

Me barazim ka përfunduar derbi italian i javës së 32-të në Serie A.

Spektakli u rezervua për ne fundin e ndeshjes mes Romës dhe Milanit.

Kryendeshja e javës së 32-te në Serie A përfundoi me shifrat 1:1, ku dy golat u shënuan në minutat shtesë të ndeshjes.

Fillimisht, shënoi ekipi romak në minutën e 93-të.

Goli u shënua nga qendërsulmuesi anglez, Tammy Abraham. Asistin për gol e bëri mbrojtësi anësor turk Zeki Celik.

Abraham duke festuar golin.

Ndërsa, disa minuta më vonë, saktësisht në minutën e 97-të Milan arriti që ta barazojë rezultatin përmes mesfushorit belg, Alexis Saelemaekers, pas asistimit të portugezit Rafael Leao.

Saelemaekers pas golit te barazimit.

Në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Mirëpo, pas 15 minutash lojë Kumbulla pësoi lëndim dhe Jose Mourinho u detyrua ta zëvendësonte lojtarin shqiptar me Edoardo Bove.

Lendimi i Marash Kumbulles.

Pas kësaj ndeshje Milan gjendet në pozitën e katër, e pasuar nga Roma në vendin e pestë.

Mirëpo, përkundër renditjes, Roma dhe Milan kanë pikë të barabarta. Të dyja me nga 57 sosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore